Arrestohet i dyshuari për tentim vjedhje në një lokal në Vushtrri

Një i dyshuar 21 vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale vjedhje e rëndë , në Vushtrri

Policia ka njoftuar se njësia patrulluese, gjatë natës së datës 04 mars 2021, në sheshin ‘’Hasan Prishtina” në Vushtrri, në flagrancë ka hasur në personin e dyshuar për veprën e lartcekur penale, por e cila sipas policisë kishte mbetur në tentativë.

Cak i kësaj vjedhje ishte një lokal.

Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit F. H., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar, një maskë dhe mjete të tjera si vegla pune, që dyshohen të jenë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale.

Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë.

Kurse ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.