Foto-ilustrim

Plagosja në Veternik, Policia arreston të dyshuarin, konfiskon armën

KALLXO.com raportoi minuta më parë se një i dyshuar për incidentin me armë zjarri në Veternik është arrestuar.

Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se një person i dyshuar është arrestuar.

Gjithashtu, sipas saj, është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.

KALLXO.com raportoi se rreth orës 17:00 ka ndodhur në incident me armë zjarri në Veternik.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se një person është plagosur.

“Sipas informacioneve te para nga terreni viktima, i plagosuri, menjëherë është transportuar ne drejtim te QKUK, dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë”, tha Kelani.

“Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuarit/ve”, shtoi ai.

KALLXO.com merr vesh se rasti ka ndodhur afër një qendre tregtare që gjendet në këtë lagje të kryeqytetit.

Plagosje me armë zjarri në Veternik

Plagosja në Veternik, arrestohet i dyshuari