Plagosja në Veternik, arrestohet i dyshuari

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte rreth orës 17:00 në lagjen Veternik të Prishtinës.

Një person ka mbetur i plagosur në këtë incident me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sipas informacioneve te para nga terreni viktima, i plagosuri, menjëherë është transportuar ne drejtim te QKUK, dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë”, tha Kelani.

Plagosje me armë zjarri në Veternik

Zëdhënësi tha se Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve.

KALLXO.com merr vesh se i dyshuari i këtij rasti tashmë është arrestuar.

Po ashtu, KALLXO.com merr vesh se i plagosuri dhe i dyshuari janë familjarë.