Plagosje me armë zjarri në Veternik

Një incident me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në lagjen Veternik të Prishtinës.

KALLXO.com merr vesh se në këtë incident ka edhe të  plagosur me armë zjarri.

Incidenti ka ndodhur afër një qendre tregtare që gjendet në këtë lagje të kryeqytetit.