Ilustrim

Paraburgim për dy të dyshuar për ngacmim seksual, fotografim dhe incizim të paautorizuar

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve dy të pandehurve për ngacmim seksual, fotografim dhe incizime të tjera të pautorizuara.

Kërkesa e Prokurorisë së Prishtinës është miratuar të pandehurve A.B dhe D.D për shkak se të njëjtit dyshihet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ngacmimi seksual, fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara.

“Të pandehurve A.B dhe D.D iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së’’ – thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prishtinës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.