Foto: Facebook/Policia e Shtetit

Para të falsifikuara, ndalohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave pasi të njëjtit kanë qenë në posedim të 370 euro të falsifikuara. Rasti ka ndodhur në ora 3 të mëngjesit në rajonin e Fushë Kosovës.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin ku gjendeshin dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër  K/Shqiptar-e janë gjetur dhe sekuestruar 370€ që dyshohet të jenë të falsifikuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia madje thotë se të njëjtin persona dyshohet se kanë bërë një pagesë me 50 euro që dyshohet se janë të falsifikuara në një pikë të karburanteve.