Foto: Kallxo.com

Gjakovë: Nga 300 euro gjobë për të akuzuarit për drogë

Gjykata e Gjakovës i dënoi me nga 300 euro gjobë Faton Osmanaj dhe Veton Bakija të akuzuar për veprën penale të posedimit të drogës.

Ndërsa dënimi plotësues i gjykatës ishte konfiskimi i substancës narkotike.

Prokuroria e Gjakovës fillimisht kishte akuzuar Veton Bakijën për posedim të drogës ndërsa Faton Osmanajn për blerje e shitje të drogës.

Mirëpo prokurori Ali Uka sot në fjalën përfundimtare bëri rikualifikimin e veprës penale për të akuzuarin Osmanaj nga blerja dhe shitja e drogës në atë të posedimit të drogës.

Në seancën e kaluar të akuzuarit kishin dhënë mbrojtjen e tyre.

Gjakovë: Pranon fajësinë për drogë, gjykata e refuzon

Një seancë e këtij rasti kishte dështuar për shkak të mungesës së prokurorit.

Gjakovë: Pranon fajësinë për drogë, gjykata e refuzon

Në seancën e parë, Veton Bakija ishte deklaruar i fajshëm, ndërsa Faton Osmanaj nuk e kishte pranuar fajësinë për shitje të drogës dhe kishte thënë se është duke u shëruar për varësinë qe ka ndaj narkotikut dhe se atë e kishte për përdorim personal e jo për shitje.

Gjakovë: Pranon fajësinë për drogë, gjykata e refuzon

Sipas aktakuzës, Faton Osmanaj në shkurt të këtij viti në afërsi të shkollës “Yll Morina” në Gjakovë, ishte zënë nga zyrtarët policorë duke i dhënë Veton Bakijës 0.46 gramë “heroinë”, në vlerë prej 10 euro.

Ndërsa Veton Bakijës, gjatë bastisjes nga policët, në xhepin e djathtë të pantallonave i është gjetur sasia e njëjtë e heroinës e blerë nga Faton Osmanaj, thuhet në aktakuzë.