FOTO - Enver Sekiraqa i 'buzëqeshet' babait të Triumf Rizës

Enver Sekiraqa, i dënuar nga gjykata e shkallës së parë për nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit i ka buzëqeshur Shefqet Rizës (babait të Triumf Rizës), në momentin kur është sjell i prangosur në gjykatore.

Shefqet Riza, i dëmtuar me vrasjen e djalit të tij Triumfit, ulet në anën e Prokurorisë për ta ndjekur gjykimin në shkallën e dytë.

I ulur në anën e të dëmtuarve shikon Enver Sekiraqën, i dënuar për të dytën herë se si buzëqesh kur hyn në sallë të gjykimit.

I dënuari nga gjykata e shkallës së parë Enver Sekiraqa – FOTO KALLXO – 06.03.2020

 

Shefqet Riza, babai i policit të vrarë, Triumf Riza – FOTO KALLXO – 06.03.2020

 

I dënuari Sekiraqa, sot do ta sfidojë dënimin prej 30 vitesh burgim.

Avokatja Kosovare Kelmendi, mbrojtëse e të akuzuarit Sekiraqa, kishte goditur këtë vendim me ankesë mbi të gjitha bazat ligjore.

Sekiraqa, në maj të vitit 2016 ishte dënuar me 37 vjet burgim për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës.

Ndërsa Arben Berishës, si ekzekutor tani të ndjerit Riza i është shqiptuar dënim me 37 vjet burgim efektiv.

Enver Sekiraqa sipas aktakuzës ngarkohet se kishte nxitur Arben Berishën për vrasjen e Triumf Rizës me datën 30 gusht 2007. Gjithnjë sipas Prokurorisë, Triumf Riza ishte vrarë me datën 30 gusht 2007 pasi kishte dalë nga lokali ‘AM:PM’, duke shkuar në drejtim të makinës së tij ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës nga Arben Berisha dhe tre prej tyre ishin vdekjeprurës për të.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur e këtë proces gjyqësor – LINK