Drejt fundit Gjykimi për dëmtimin e pyellit në Kamenicë

Skënder Fetiu dhe Kamer Leci, sërish kanë dalur para gjykatësit në Gjilan për t`u përballur me aktakuzën e Prokurorisë e cila ata i ngarkon me dy vepra penale.

Fetiu po akuzohet se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare, kurse Leci po akuzohet për veprën penale të veprimtarisë së kundërligjshme ekonomike.

Në seancën e sotme u morrën në pyetje të akuzuarit Fetiu dhe Leci, të cilët thanë se nuk e pranojnë fajësinë lidhur me akuzat e Prokurorisë së Gjilanit.

“Nuk e pranoj fajësinë lidhur me akuzen e Prokurorisë, pasi nuk e kam kryer atë vepër penale. Nga viti 2012, unë punoj roje e pyellit në Kamenicë, i kam 13 fshatra për të cilët unë kujdesem. Territorin që unë kujdesem kufizohet me Gjilan, Prishtinë, Novobërdë dhe me Serbi, ky është një ndër territoret më të vështira dhe më të rrezikshme për t`u ruajtur, pasi ka pasur raste që na kanë sulmuar, na kanë rrahur e na është thyer vetura zyrtare”, tha i akuzuari Fetiu.

Gjithashtu tha se e din se një kontratë është lidhur në mes Autoritetit Pyjor dhe një kompanie private për shfrytëzimin e pyellit. Tha se nga koha kur kompania ka filluar punën në pyell, detyrë e tijë ka qenë të ja përcjell punimet që ajo i ka bërë. Vulosjen e drunjëve tha se nuk e ka pasur për detyrë ta bëj ai, pasi nuk ka pasur as qekan për atë punë.

Fare në fund tha se dëmet më të mëdha janë bërë në pyell derisa Operatori Ekonomik ka qenë duke punuar aty.

Gjithashtu edhe  i akuzuari Kamer Leci, tha se nuk e pranon fajësinë lidhur me akuzen e Prokurorisë, pasi tha se nuk e ka kryer atë vepër penale. Tha se e kanë lidhur një kontratë me zyrën e Prokurimit në Kamenicë dhe e njëjta është zbatuar dikun 90%.

“Në datën që e kam nënshkruar kontraten unë e kam filluar punen. Shkaku i një pjese që ka pasur probleme, kontraten nuk kam mundur ta zbatoj qind për qind, pasi drunjët e prerë kanë rënë në pronë private dhe nuk ka pasur rrugë fare. Unë kam tentu me rregullu rrugen por ka qenë e pa mundur, andaj kontrata ka mbetur e pa përmbushur”, tha i akuzuari Leci.

Tutje i akuzuari tha se e ka njoftuar Agjensionin Pyjor se dëshiron ta ndërpres kontraten pasi ka qenë e pa mundur ta realizon. Gjithashtu tha se pas 9 ditësh e ka tërhequr makinerinë nga pyelli pasi ka qenë e pa mundur të punohet dhe se për tërheqjen e makinerisë e ka njoftuar edhe Agjensionin Pyjor.

Fjala perfundimtare në këtë rast do të ipet më 20 tetor.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Skënder Fetiu, duke qenë person zyrtar-roje pylli në Kamenicë, po ashtu i autorizuar për dhënien e fletë përcjellësve për transportin e masës drusore dhe përcjelljen e punimeve të firmës “Mirvete Leci BI”, në Kamenicë, i akuzuari nuk i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin e pyjeve.

Tutje sipas Prokurorisë, i akuzuari me veprimet e tij iu ka mundësuar personave (deri më tani), të pa njohur që të marrin drunj në vlerë prej mbi 16,000 euro.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, i akuzuari tjetër Kamer Leci, duke qenë i autorizuar nga kompania “Mirvete Leci BI”, për mbikëqyrjen e punimeve në fshatin Krilevë, i akuzuari pas njoftimit nga kompania e cekur se i ka ndërprerë punimet e më tejme, nuk ka vepruar në harmoni me udhëzimin administrativ me numër 06/2010, duke iu mundësuar personave të tjerë marrjen e masës drurore në shumën prej mbi 16,000 euro.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast:

Gjykimi për të akuzuarit për prerjen e drunjve, dëshmia e shefit të Autoritetit Pyjor në Kamenicë