
VIDEO - Në Bjeshkët e Sharrit në pikë të ditës priten drunjtë
31.7.2021 - 21:49
Prerja ilegale e pyjeve nuk ka të ndalur në Malet e Sharrit. Një qytetar ka dërguar video dhe fotografi nga Luboteni ku shihet se prerja e drunjve është masive.
Në video dëgjohen motosharrat teksa presin drunjtë.
Për më shumë në video qytetari dëgjohet duke thënë se në atë zonë rojet e pyjeve nuk shihen pasi prerësit e drunjve janë parë gjatë tërë ditës duke prerë drunj.