Ministrisë së Bujqësisë i dhurohen dy dronë për monitorim të pyjeve

Ministria e Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka pranuar dy dronë për monitorim të pyjeve.

Kështu ka bërë të ditur ministri Faton Peci, i cili ka njoftuar se dronët detektojnë dëmtuesit dhe keqbërësit e sektorit të pylltarisë dhe mundësojnë efektivitet në evidentim dhe kapje të tyre.

“Do të kemi mundësi më të mira për monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve me fokus të posaçëm në evidentimin dhe parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyje dhe ruajtjen e tyre si pasuri kombëtare” – ka thënë ai.

Ministri ka njoftuar se dronët janë donacion nga programi “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve në Kosovë”, i financuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë dhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara – FAO.