Dosja: Si u grabitën zingjirët e arit në diskotekën e Gjilanit

Petrit Sopi nga Gjilani po përballet me akuzën se i grabiti nga zingjirët e arit nga qafa një vajze nga Gjilani.

Ngjarja kishte ndodhur në një diskotekë të Gjilanit. Aktakuza përshkruan se Sopi e kishte kapur për flokë viktimën duke i thënë që të dalë nga diskoteka.

Pasi ajo kishte refuzuar, i akuzuari, sipas Prokurorisë, me forcë ia kishte shkëputur nga qafa dy varëse të arit dhe disa stoli të dorës.

Në seancen e sotme që ishte e fundit për këtë çështje u dha fjala përfundimtare e palëve, ku prokurori Arben Kadriu tha se e ka përgaditur me shkrim dhe se do ta elaborojë shkurtimisht.

“Mbesim pranë aktakuzës sikurse në shkresat e lëndës, i propozojmë Gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit pasi që konsideroj që është vërtetuar fajësia e të akuzuarit”, tha shkurt prokurori Kadriu.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Faruk Brestovci tha se nuk është vërtetuar asnjëherë se Petrit Sopi e ka kryer këtë vepër penale me të cilën e ngarkon Prokuroria, andaj kërkoj nga Gjykata lirimin e të akuzuarit, në mungesë të provave.

Deklaratën e avokatit Brestovci e mbështeti edhe i akuzuari Petrit Sopi.

Vendimi për këtë qështje do të merret më 5 shkurt.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë çështje.

Prokuroria: Gjilanasi ia shkëputi vajzës zinxhirët e arit nga qafa