Foto: Kallxo.com

Dërgohet në mbajtje një i dyshuar për incidentin ku mbeti një i vdekur në Hallaq të Lipjanit

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një të dyshuar nga incidenti që mbeti një vdekur, dy ditë më parë në Hallaq të Madh të Lipjanit.

Sipas raportit 24-orësh i dyshuar është liruar nga spitali dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar si vrasje dhe pjesëmarrje në rrahje.

Dje KALLXO.com raportoi se, sipas PK-së, të premten në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan, rreth orës 07:17, raportohet se si pasojë e një mosmarrëveshje nëntë persona të dy familjeve janë përfshirë në rrahje ku është përdorë edhe arma e zjarrit.

“Si pasojë e përdorimit të armës viktima mashkull kosovar kishte marr plagë vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, ndërsa të plagosur kanë mbet pesë persona të dyshuar  kosovarë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe  janë  nën përkujdesje të njësive policore”, thuhet në raportin policor.

Policia jep detaje për vrasjen e djeshme në Hallaq të Lipjanit