Apeli shqyrton ankesën e ish-rektorit Ramë Vataj

Sot është mbajtur seanca në kolegjin shqyrtues të gjykatës së apelit, ndaj ish rektororit të Universitetit “Ukshin Hoti”.

Në seancën e sotme u paraqit ankesa ndaj aktgjykimit të Gjykatës së shakllës së parë, nga ana e mbrojtësit të Ramë Vataj.

Kujtojmë që Vataj akuzohet për cenimin e së drejtës së punës ndaj kandidatit Vehbi Miftari.

Vataj në dhjetor të vitit 2021 ishte dënuar me gjobë në shumën prej 1,500 euro nga Gjykata e shkallës së parë në Prizren.

Labinot Vata mbrojtës i Ramë Vatajt në seancën e sotme paraqiti arsyet për atakimin e aktgjykimit të Gjykatës së shkallës së parë.

Me pretendimet se i njëjti aktgjykim kishte vërtetim të gabueshëm dhe jo të plotë të gjendjes faktike, për shkak të shkeljes së ligjit penal, për shkak të shkeljes esenciale të dispozoitave të procedurës penale dhe për shkak të vendimit lidhur me sanksion penal.

Mbrojtësi i Ramë Vatajt tha se vedimi për emërim të dy profesorëve të tjerë është marrë në janar të vitit 2017, ndërsa vendimi i inspektoriatit për të cilin është dënu ish-inspektori ka ardhur në muajn shtator të 2017, i cli është i pasafatshëm.

“Vendimi për emërimin e dy profesorëve të tjerë është marrë në janar të viti 2017, vendimi i inspektoriatit për të cilin është dënu i mbrojturi im ka ardhur në muajin e nëntë të vitit 2017 dmth është pas afatit, këtë e ka dëshmu edhe gjykata, duke e hedhur padinë si të pasafatshme”, tha Labinot Vata.

Vata shtoi se aktakuza mund të jetë tendencioze, pasi që vendimin e inspektoriatit nuk e kishin zbatuar dy rektorë dhe se hetimet janë bërë vetëm ndaj të mbrojturit të tij.

“Vendimin e inspektoriatit nuk e kan zbatu dy rektorë, ndërsa aktakuza u ngrit veç ndaj njërit rektor, pra të mbrojturit tim dmth është selektiv në rastin e hetimit,  nuk dua ta them por mund të jetë edhe tendencioz”, tha mbrojtësi i ish-rektorit.

Ramë Vataj u deklarua se mbetet në tërësi pranë fjalëve të mbrojtësit të tij.

Gjithashtu Vataj shtoi se inspektoriati as me ligjin e ri as me të vjetrin nuk është kompetent për arsimin e lartë dhe se është e pa kuptimtë që një inspektor me bachelor të kimisë me vlersu një profesor universitar.

“Inspektoriati nuk ka kompetencë as me ligjin aktual as me ligjin e vejtër mbi arsimin e lartë, sepse është non-sens që një inspektror me bachelor t’kimisë me vlersu një profesor universiteti…. Ligji për arsimin e lartë, statusi i universitetit dhe gjitha rregulloret në fuqi e parashohin që për pozitën që pranohet profesori duhet me qenë profesor të gradës më të lartë”, tha Ramë Vataj.

Në fund ish-rektori falenderoi Gjykatën që ka trajtuar rastin seriozisht.

Dhe shtoi se beson shumë në sistemin e drejtësisë të vendit tonë.

“Unë besoj shumë në drejtësinë e këtij shteti”, tha ish-rektori.

Ndërsa Prokuroria ka propozuar që ankesën e paraqiur nga ana e mbrojtësit të Ramë Vatajt ta hedh poshtë si të pa bazuar dhe të vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë.

Gjykata në Prizren kishtë gjetur Vatajn fajtor se nga  data 30 shtator 2017 e deri në tetor të vitit 2018, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në cilësi të Rektorit të Universitetit, ia ka mohuar apo kufizuar personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta.

Tutje thuhej se ai nuk e kishte zbatuar vendimin e Sektorit të Inspeksionit të Arsimit në Prizren të datës 14 shtator 2017, përmes të cilit urdhërohej Universiteti që të rishqyrtojë konkursin e datës 1 gusht 2016.

Sipas Gjykatë, Vataj në atë vendim ishte urdhëruar të themelojë komision recensues me kompetencë profesionale dhe kredibile në fushat specifike të publikuara në konkurs, të garantojë respektimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, të trajtojë barabartë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs si dhe Universiteti të përzgjedhë komision recensues të veçantë për çdo fushë.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë proces gjyqësor mund t`i lexoni duke klikuar në LINK