Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

14 aktakuza për dhunë në familje brenda 24 orëve

14 aktakuza janë ngritur nga prokuroritë e vendit për vepër penale të dhunës në familje.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit.

Kështu prokuroria e Prishtinës ka ngritur 4 aktakuza për këtë vepër, ajo e Prizrenit 2 aktakuza, Gjilani 1 aktakuzë, Mitrovica 1 aktakuzë, dhe 6 aktakuza janë ngritur nga Prokuroria në Ferizaj.

Gjatë ditës së djeshme KALLXO.com përmes një hulumtimi ka gjetur shpërputhje mes raportit të policisë dhe rasteve ku viktimat kanë raportuar raste të dhunës në familje.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh që ju drejtohet mediave, ka informuar se gjatë ditës se djeshme viktimat kanë raportuar 6 raste të dhunës në familje ndërsa katër raste janë larguar mistershëm nga raporti i sotëm 24 orësh i policisë.

KALLXO.com ka gjetur se sipas raporteve të brendshme të policisë janë raportuar mbi 10 raste të dhunës në familje.

Prova se policia po i fsheh publikut disa raste të dhunës në familje