Lansohet granti i performancës ‘Mjedisi i Pastër’

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), mbështetur nga  Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ), do të mbajë ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës – Mjedisi i Pastër.

Në lansimin e Grantit të Performancës – Mjedis i Pastër janë të ftuar të gjithë Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, së bashku me Drejtorët e Shërbimeve Publike, Ministritë e linjës, komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat donatore, për të prezantuar përpjekjet e përbashkëta në vlerësimin e performancës komunalë në fushën e menaxhimit të mbeturinave, përmes grantit të performancës, të bashkëfinancuar nga MMPH, BMZ dhe BE.

Në këtë ceremoni do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve tri palëshe mes MMPH-së, GIZ dhe Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

12 Shkurt 2019 - 06:57

Naim Krasniqi 12/02/2019 - 06:57
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend