Rritja e suksesshme e eksportit për sektorin e përpunimit të drurit dhe prodhimin e mobilieve shtëpiake

 

Pse eksporti është i rëndësishëm për kompanitë kosovare?

Përkundër një dinamike rritjeje prej 4.5%, Kosova mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë, me një bruto produkt vendor prej 3,600 Euro për kokë banori (EUROSTAT, 2019).

Varfëria dhe papunësia vazhdojnë të jenë problemet kryesore me të cilat përballet vendi sot.

Shkalla e papunësisë në vitin 2019 ishte 25.7% (Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2019), ndërsa rreth 18% e popullsisë jeton në varfëri, si pasojë, eksodi rural dhe emigracioni janë të përhapura dhe shkaktojnë një efekt të ikjes së trurit për fuqinë punëtore lokale. Prandaj, forcimi i potencialit të eksportit të bizneseve lokale është një mase e vlefshme për t`i krijuar mundësi të reja punësimi, për të tërhequr fuqi punëtore të kualifikuar dhe për të gjeneruar të ardhura për vendasit.

Eksporti zvogëlon mbështetjen e një kompanie në tregun lokal, duke e bërë atë më pak të cenueshme nga luhatjet ekonomike. Deri më tani, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) me seli në Kosovë e kanë të vështirë të shesin produktet dhe shërbimet e tyre jashtë vendit.

Konkurrenca e bizneseve kosovare është e ulët si për tregjet e brendshme, ashtu edhe për tregjet ndërkombëtare.

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, cilësia e ulët e produktit, qasja e kufizuar në financim dhe sundimi i dobët i ligjit zvogëlon tërheqjen e investitorëve të huaj në tregun e Kosovës. Mungesa e mbështetjes së drejtuar nga kërkesa e institucioneve publike dhe e shërbimeve të përshtatshme për zhvillimin e biznesit kanë penguar më tej rritjen. Përmes promovimit të sektorit privat dhe forcimit të shërbimeve për zhvillimin e biznesit të tilla si rrjetëzimi, trajnimi dhe konsultimi, potenciali i eksportit të NMVM-ve mund të rritet në planin afatgjatë.

Projekti CETEP në Kosovë

Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH punon në Kosovë në emër të Ministrisë Federate Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim që nga viti 1999. GIZ është e angazhuar në mënyrë aktive në fusha të tilla si qeverisja e mirë dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Projekti i GIZ Krijimi i punësimit përmes nxitjes së eksportit (CETEP) është përqëndruar në mundësimin e NMVM-ve që të përdorin potencialin e tregjeve ndërkombëtare në sektorë të zgjedhur siç është sektori për përpunimin e drurit. Në veçanti, projekti përqëndrohet në eksportin e disa nënsektorëve, të tilla si, tableta, panele druri, material ndërtimor, dysheme druri, paketim druri, mobilie dhe material montimi prej druri, që theksojnë potencialin e ardhshëm të sektorit të drurit.

Kompanitë që operojnë në këtë fushë janë identifikuar të kenë një potencial të lartë eksporti në tregjet evropiane, veçanërisht në lidhje me rajonin DACH (Gjermani, Austri dhe Zvicër). CETEP është e vendosur të krijojë lidhje midis kompanive kosovare dhe atyre evropiane përmes panaireve, veprimtarive të biznesit me biznesin (B2B), misioneve të shitjes dhe fillimit të drejtimeve të biznesit. Bazuar në kërkesën nga tregjet ndërkombëtare, CETEP po punon gjithashtu në përmirësimin e cilësisë së produktit dhe punës së kualifikuar përmes trajnimeve mbi standardet ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë.

Rreth Graniti

Graniti Furniture Company është një prodhues dhe shitës i mobileve shtëpiake me seli në Prishtinë, Kosovë. Me themelimin e saj në vitin 1982, Graniti filloi shitjen e mobilieve para se të fillonte prodhimin e saj më 1995. Që nga ajo kohë, Graniti është specializuar në prodhimin dhe shitjen e kuzhinave, dhomave të gjumit, divaneve, kolltukeve dhe karrigeve.

Me kalimin e kohës, kompania filloi të eksportonte produktet e saj në Gjermani dhe Zvicër, në vitin 2015. Sidoqoftë, gjatë kësaj kohe kanalet e marketingut dhe rrjetëzimit të Graniti nuk kishin përparuar mjaftueshëm sa duhet, kështu që kompania kryesisht i shiste produktet e saj përmes anëtarëve të diasporës kosovare. Prandaj, kishte vetëm disa kanale shitjesh që çuan në vëllime të vogla eksporti.