Foto: REL/Reuters

Zyrtari rus i sigurisë kritikon kërcënimin francez për 'luftë ekonomike'

Ish-presidenti dhe zyrtari më i lartë rus për çështje të sigurisë, Dmitry Medvedev, i ka paralajmëruar zyrtarët perëndimorë që ti kushtojnë “kujdes gjuhës së tyre” pasi ministri i financave i Francës premtoi të zhvillonte një luftë ekonomike kundër Rusisë.

“Sot, një ministër francez ka thënë se i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë. Kujdesuni për gjuhën tuaj, zotërinj! Dhe mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh kthehen në të vërteta”, shkroi Medvedev në Twitter.

Bruno Le Maire kishte thënë më herët të martën për radion France Info se Parisi do të “zhvillonte një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”.

Një sërë vendesh kanë lëvizur për të ndërmarrë vendime për sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Moskës në vazhdën e inkursionit të saj.

Twitter 

Sot është dita e gjashtë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. 

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./Al Jazeera