Foto: Ilir Gashi/Facebook

Zyrtari i PDK-së: Isa Mustafa, a je dorëzuar para Vetëvendosjes?

Ilir Gashi, që do të përfaqësojë PDK-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i ka kujtuar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës deklaratën e dhënë për Vetëvendosjen.

Mustafa kishte numëruar përplasjet që kishte me Vetëvendosjen gjatë kohës sa ishte kryeministër, duke thënë në fund se nuk është dorëzuar.

“I nderuar kryetar i LDK-së z. Isa Mustafa, A je dorzuar a jo!?”, ka shkruar Gashi, në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja i kanë përafruar qëndrimet për koalicion të mundshëm.

Postimi i plotë: