Zyrtare: Këto janë arsyet e shkarkimit të Basri Sejdiut

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu është shkarkuar me vendim të bordit të këtij institucioni.

Shkarkimin e Sejdiut e ka konfirmuar përmes një komunikate bordi i ShSUK-së.

“Shkarkimi ka ardhur si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë bëhet e ditur se tash e tutje ushtrues detyre është infektologu Valbon Krasniqi.