Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Zubin Potok, në një makinë të braktisur dhe pa tabela, policia gjen pije e miell

Njësitë policore në Zubin Potok të dielën rreth orës 15:07 kanë hasur në një makinë të braktisur, pa tabela.

Pas kontrollit, brenda në makinë policia ka gjetur pije alkoolike, pije të gazuara, miell dhe disa thasë.

Sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, Dogana e Kosovës si dhe njësitë kompetente policore.

Rasti po trajtohet si ‘Kalim ilegal i kufirit.