Ndërtesa e Komunës së Pejës. Photo: Atdhe Mulla.

Pasi iu hakua faqja në Facebook, Komuna e Pejës hap një të re

Faqja zyrtare e Komunës së Pejës në rrjetin social “Facebook” ka tash e një kohë që është hakuar, e në të janë duke u publikuar në vazhdimësi disa video-materiale.

Ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë vepër, teksa me rastin janë duke u marrë edhe Policia e Kosovës.

Komuna ka vendosur që të hap një faqe të re në “Facebook”, ku kanë njoftuar se faqja është hapur më qëllim të Transparencës dhe Informimit sa me të shpejt për punën e qeverisjes komunale të Pejës.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Pejës, të nderuar ju qe e shikoni faqen e Facebook ‘Komuna Pejë’, fillimisht ju kërkojmë falje për disa postime dje dhe sot, por ju njoftojmë se faqja e me hershme është hakuar nga dikush qe nuk ja do të mirën qeverisjes komunale të Pejës” – thuhet në njoftim.

Linku i faqes së re të kësaj komune është Komuna e Pejës dhe mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

KALLXO.com raportoi dje lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj, tha se janë duke punuar për ta kthyer faqen e se tash e më shumë se një muaj, që nga data 05.04.2024, kur edhe ka qenë postimi i fundit në faqen e Komunës, nuk kanë qasje në të.

Hakohet faqja e Komunës së Pejës në “Faceebook”