Ministria e Mbrojtjes nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Mbretërinë e Bashkuar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Kjo marrëveshje është thënë se do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, përfshinë koordinimin për mbështetjen e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera.
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka thënë se është mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.