Foto: KALLXO.com

ZPS: Po kryejmë operacione në Kosovë gjatë hetimeve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”- thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer bastisje gjatë kësaj jave në disa lokacione në Kosovë.

ZPS ka bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, i cili ishte bërë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, po gjykohen në Gjykatën Speciale nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bastisur edhe banesën e ish-këshilltarëve të tjerë të Thaçit: Blerim Shalës, Artan Behramit dhe Ismail Sylës.

Bastisjet në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së dhe ish këshilltarit të Hashim Thaçit, deklarohen për Kallxo nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

 

 

 

Pamje nga bastisja e Speciales tek shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla – FOTO

www.kallxo.com