Ilustrim

Disa persona po intervistohen si të dyshuar gjatë aksionit kundër strukturave ilegale në regjionin e Pejës

Disa persona tashmë janë identifikuar si të dyshuar në lidhje me aksionin e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe se të njëjtit sië mëson KALLXO.com, janë duke u intervistuar nga policia.

KALLXO.com raportoi se një aksion i gjerë i shtrirë në komunat, Pejë, Istog e Klinë ka nisur ndërsa janë duke u kryer bastisje në disa zyra të dyshuara që i përkasin strukturave ilegale serbe.

Siç mëson KALLXO.com, bastisja në Gorazhdec të Pejës ka përfunduar ndërsa në fshatrat Sojan e Vide janë duke vazhduar ende.

Deri më tani janë konfiskuar disa materiale e dokumente si dhe janë larguar disa flamuj serbë.

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë nisur një hetim i cili sot po përfundon me bastisje nën dyshimet për kryerje të veprave penale në këto zyra të strukturave ilegale për falsifikim dhe përmbajtje të rreme.

Policia bastis zyra të dyshuara të strukturave ilegale serbe në rajonin e Pejës