Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, 25 persona përfundojnë në spital

25 persona kanë përfunduar në spital për shkak të zjarrit që ra në një qendër tregtare në qytetin e Lushnjes.

Dyshohet që mbinxehja e kutisë elektrike brenda qendrës tregtare ka qenë shkaku i zjarrit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Lushnje, ku një qendër tregtare është përfshirë nga flakët.

Balla shkruan se është krijuar një situatë tepër e vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme.

Ndërkohë, në qendrën tregtare kanë mbërritur edhe forcat e specializuara për ndërhyrjet në rastet e emergjencave civile, për të bërë kontrollin e mejdisit ku ende nuk është konfirmuar nëse ka ende persona të bllokuar brenda apo jo/a2News/

Zjarr në një qendër tregtare në Lushnje