Zhduket 27-vjeçari nga Shqipëria, po kërkohet që nga 4 shtatori

Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës e Policia e Shqipërisë janë angazhuar për të gjetur 27-vjecarin Melidin Izudin Adili, nga Shqipëria që është zhdukur dhe nuk dihet vendndodhja e tij që nga data 4 shtator e këtij viti.

Me 4 shtator 2022, Melidin Adili ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët  etij.

Sipas Policisë, ai është parë për herë të fundit me datën 4 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod të Dragashi ku ishte dal për të mbledhë boronica.

“Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.  Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar” –  thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Institucionet kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që në rast se e shohin personin apo kanë ndonjë informacion, t’a njoftojnë policinë e Kosovës apo të Shqipërisë.