Zemaj: Në 410 shkolla janë bërë testime për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se deri më sot, 410 shkolla janë testuar për COVID– 19.

Sipas Zemaj 10 prej tyre me rekomandim të IKSHPK-së kanë kaluar nga skenari A në skenarin C, përkatësisht nga mësimi fizik në mësim nga distanca.

“Këtë javë, tri nga to, kanë kaluar në skenarin C”, ka njoftuar Zemaj.

Zemaj gjithashtu ka bërë thirrje që të mbahet disiplina, maska, distanca dhe higjiena.

Zemaj ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 1.028 teste, prej tyre janë 148 raste pozitive ndërsa nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes nga COVID-19.

1028 teste për COVID-19 në 24 orët e fundit, Ministria publikon rezultatet

https://kallxo.com/lajm/brenda-24-oreve-asnje-i-vdekur-nga-covid-19-ne-kosove/

Zemaj kërkon nga institucionet të ndalin takimet e seminaret fizike