Zemaj kërkon nga institucionet të ndalin takimet e seminaret fizike

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se kanë informuar të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Shëndetësor, Inspektoratin Sanitar dhe palët tjera që kanë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftën kundër virusit COVID- 19, të zbatojnë vendimet e reja në pajtim me situatën.

“Të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, duhet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme. Rekomandohet të përdoren format on-line të takimeve, të punës dhe aktivitetet tjera”, tha Zemaj.

Gjithashtu Zemaj tha se Policia e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë me komunat dhe shtabet emergjente, duhet të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës.

“Së bashku, inspektimet duhet të vazhdojnë me ritëm të shtuar, gjobat të jepen sipas Ligjit për luftimin e pandemisë Covid-19 dhe të zbatohet me përpikëri, pa përjashtim”, tha Zemaj.

Zemaj tregoi se testimet nëpër shkollat në nivel vendi, po vazhdojnë.

Deri më sot, sipas tij 410 shkolla janë testuar, 10 prej tyre me rekomandim të IKSHPK-së kanë kaluar nga skenari A në skenarin C. Këtë javë, tri nga to, kanë kaluar në skenarin C.

Zdemaj ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 1.028 teste, prej tyre janë 148 raste pozitive e asnjë rast të vdekjes nga Covid 19.

1028 teste për COVID-19 në 24 orët e fundit, Ministria publikon rezultatet

Brenda 24 orëve asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë