Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Brenda 24 orëve asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk ka pasur asnjë rast të vdekjeve nga COVID-19

Zemaj tha se testimet sot kanë arritur rekord brenda 24 orëve.

“Janë bërë 1.028 teste, prej tyre janë 148 raste pozitive e asnjë rast të vdekjes nga Covid 19”, tha ai.

Zemaj zha se e gjitha çfarë na duhet në këtë kohë është: disiplina, maska, distanca dhe higjiena të cilat duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.

1028 teste për COVID-19 në 24 orët e fundit, Ministria publikon rezultatet