Zëdhënësi i VV-së: Kurti e Osmani u mirëpriten nga mitrovicasit por jo edhe nga strukturat e Listës Serbe

Sot, në veri të vendit janë parë, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe u. d. presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Por, derisa ata ishin në territorin e Mitrovicës së Veriut, u panë disa persona që fishkëlluan praninë e tyre atje derisa nga pamjet në vendngjarje, shihej edhe një prani e shjtuar e forcave të rendit.

Në lidhje me rastin ka folur zëdhënësi i partisë së Albin Kurit, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se vizita e tyre u realizua ashtu sic ishte planifikuar.

“Kryeministri i ardhshëm i Republikës, Albin Kurti e presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur. Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se Kurti e Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe”, ka shkruar në facebook Kryeziu.