Xhevdet Pozhari angazhohet ekspert i jashtëm në Ministrinë e Shëndetësisë

Xhevdeti Pozhari është angazhuar ekspert i jashtëm në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila drejtohet nga Arben Vitia.

Këtë për KALLXO.com e konfirmoi vetë Pozhari.

Ai tregoi që në këtë ministri ka punuar edhe më parë në pozitën e këshilltarit për media.

KALLXO.com ka kërkuar informacion nga ai nëse paga e tij rrjedh nga buxheti i shtetit, mirëpo ai tha që për këtë t’i drejtohemi zyres për media të MSh-së.

Zyra për Media nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Pozhari është i njohur analist politik në televizionet kosovare.