Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhelal Sveçla flet për arsyet e shkarkimit të Riza Shillovës

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme në emisionin #KALLXOPernime ka folur për shkarkimin e Riza Shillovës nga pozita e Drejtorit të Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës.

“Shillova nuk është shkarkuar, por është transferu në një drejtori tjetër. Ky është vendim i Drejtorit të Policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Tutje, ministri ka thënë se nuk është në dijeni se në cilën drejroi është transferuar Riza Shillova.

“Nuk e di në cilën drejtori është transferu, por me rëndësi është që ndryshimet do të prekin secilin institucion”, është shprehur Sveçla.

Ai ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim mund të ndodhin ndryshime të tjera.

“Kanë ndodhë një mori ndryshimesh në Policinë e Kosovës, unë besoj që do të ndodhin edhe shumë më shumë”, ka thënë Sveçla në #KallxoPernime.

Shkarkohet drejtori i Hetimeve në Policinë e Kosovës