Shkarkohet drejtori i Hetimeve në Policinë e Kosovës

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova është shkarkuar nga detyra që kishte.

KALLXO.com mëson se në vend të ish- drejtorit Shillova është vendosur si ushtrues i detyrës Arben Paçarizi.

Shkarkimi i Shillovës siç mëson KALLXO.com ndodhi gjatë ditës së sotme. Zëvendësuesi i Shillovës, Arben Paçarizi ka punuar në po të njëjtën drejtori.