Xhamia më e vjetër në Prishtinë një dekadë restaurim

Derisa Prishtina po planifikon të ndërtojë Xhaminë më të madhe në qytet, në anën tjetër tash gati një dekadë ka hyrë në proces të restaurimit xhamia më e vjetër e kryeqytetit.

Është fjala për Xhaminë e Çarshisë për të cilën janë dashur 51 vite për t`u ndërtuar nga viti 1389-1440, pra ka përfunduar para 580 vitesh.

Kjo xhami është mbyllur para gati 10 vitesh për besimtarët nën arsyetimtin se do kryhen punime në të.

Xhamia që gjendet në qendër të Prishtinës menjëherë mbi objektin e Komunës së vjetër është mbyllur për restaurim në vitin 2011 dhe nuk duket aspak se është afër përfundimit.

 

Tash e një kohë aty nuk lëvizë askush, pra nuk kryhet kurrfarë pune, përkundrazi është shndërruar në një vend ku njerëzit kryejnë nevoja fiziologjike.

Para disa ditësh u protestua në Prishtinë për dhe kundër projketit dhe vendit të ndëritmit të Xhamisë së madhe tek Posta, por askush nuk po e ngrit zërin për një prej vlerave më të vjetra kulturore që ka kryeqyteti.

E vetmja gjë që bie në sy janë rrethojat e vendosura përreth kesaj xhamie dhe është e pamundur të futesh brenda saj.

Restaurimin e kësaj xhamie e ka mundësuar organizata turke TIKA.

Punimet në këtë xhami kishin rifilluar në vitin 2018 pas një ndërprerje disa vjeqare, por edhe pas dy vitesh aty nuk ka ndonjë progres, madje sipas pamjeve duket sikur më shumë është dëmtuar.

Kjo Xhami bën pjesë në trashëgiminë kulturore të Kosovës.

KALLXO.com ëshë munduar të marr përgjigjie nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Komuna lidhur me zvarritjen e këtyre punimeve por nuk kemi marr ndonjë informatë deri në momentin e publikimit.