Policia në Vushtrri konfiskon një armë zjarri. FOTO: Policia e Kosovës/Facebook.

Vushtrri, shtiu me armë nga vetura gjatë dasmës, arrestohet i dyshuari

Hetuesit policorë të stacionit në Vushtrri sot kanë identifikuar një 37-vjeçar të dyshuar me inicialet K.M. nga i cili është konfiskuar një armë.

Sipas Policisë, konfiskimi i armës është bërë mbi dyshime të bazuara pasi që më 6 gusht deri sa i dyshuari ishte në një aheng nga automjeti i tij në lëvizje në fshatin Nadakovc ka shtëne me armë zjarri.

“Në cilësi  të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me 17 fishekë.  Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari K. M., 37-vjeçar,  shtetas i Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Forcat e rendit kanë bërë të ditur se pas intervistimit, me urdhër të  prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale  – armëmbajtje pa leje dhe – përdorim i armës.