Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vushtrri, kaplohet nga zjarri një objekt

Një burrë ka njoftuar organet e rendit se dje një shtëpi ndihmëse është përfshirë nga zjarri.

Incidenti është regjistruar në rrugën “Bekim Berisha Abeja”, në Vushtrri rreth orës 13:00.

Sipas raportit policor, rrethanat ende nuk dihen.

Si pasojë e zjarrit, i janë shkaktuar dëme materiale.

Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes  dhe kanë lokalizuar zjarrin.