Vuçiq sot raporton në Parlamentin e Serbisë pas takimit me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do të raportojë në Kuvendin e Serbisë pas takimit të fundit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Sipas medias serbe, Tanjug, Vuçiq do t’i paraqesë deputetëve një raport për punën e zyrës për Kosovë nga maji i vitit 2019 deri në qershor të këtij vit.

Po ashtu ai do të dorëzojë edhe një raport të negociatave me Kosovën nga viti 2019 deri më 15 qershor të këtij viti.

Javën e kaluar në Bruksel është zhvilluar rundi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ky ishte takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sot në Bruksel mbahet takimi i parë Kurti – Vuçiq