Foto: Dukagjini

Vuçiq pasi Policia e Kosovës ia ndaloi djalin - "Danilo është më trim se Kurti"

Policia e Kosovës e ka ndaluar sot djalin e presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, Danilo Vuçiq, i cili mori pjesë në festën e “Vidovdanit” e cila u mbajt në Graçanicë.

Pas përfundimit të ceremonisë, Policia e Kosovës ka ndalur veturën ku ishte djali i presidentit të Serbisë dhe ia ka larguar bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë.

Ndaljen e Danilo Vuçiqit nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, duke thënë se kjo nuk është hera e parë.

Vuçiq tha se djali i tij kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opision” me të cilën ka ecur në mes të Prishtinës.

“E përgëzoj Albin Kurtin për guximin e tij. Ai nuk është aq i guximshëm kur është rreth meje, por në rregull. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti” – ka thënë Vuçiq, raporton Danas.

Qytetarët serbë mblidhen për të festuar Vidovdanin