Qytetarët serbë mblidhen për të festuar Vidovdanin

13:11 – Policia kontrollon qytetarët para se të hyjnë në festën e Vidovdanit në Gazimestan – VIDEO 

Disa nga qytetarët serbë të cilët do të jenë pjesëmarrës në pjesën e dytë të aktiviteteve për festën e Vidovdanit kanë arritur në Gazimestan, një fshat në komunën e Obiliqit.

Në krahasim me hyrjen brenda Manastirit të Graçanicës, qytetarët para se të futen në hapësirën e rrethuar në Gazimestam po kontrollohen nga ana e forcave të rendit.

Cilido qytetar që po futet brenda, po kontrollohet çantat e tyre e po ashtu po shikohen nëse të njëjtit po mbajnë bluza me shenja nacionaliste serbe e që bëjnë thirrje për nxitje të urrejtjes, ngjashëm sikurse kanë ndodhur në vitet e kaluara.

Diçka e tillë nuk ndodhi edhe në pjesë e parë e festimit të Vidovdani, ku qytetarët ishin të lirë të futeshin në hapësirën e objektit të Manastirit në Graçanicë edhe pa u kontrolluar.

Para pak ditësh, ishte njoftuar se për shkaqe sigurie festimet e Vidovdanit do të mbaheshin në Manastirin e Graçanicës e jo në Gazimestan, ashtu siç ishin mbajtur viteve të kaluara.

13:00 – Siguri e lartë për në Gazimestan

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë mesditën e së mërkurës përgjatë rrugës për në Gazimestan, një fshat në komunën e Obiliqit.

Që nga orët e para të mëngjesit, në Manastirin e Graçanicës, qytetarët serbë kanë nis festimin e Vidovdanit.

Fillimisht u tha se serbet nuk do të vinin për të festuar “Betejën e Kosovës” në Gazimestan, por aktualisht është zona që dërgon në këtë fshat është mbushur me dhjetëra policë pasi që drejtë kqtij vendi janë njsur disa serbë për liturgjinë e cila pritet të filloj në orën 13:00.

Përveç njësive të Policisë së Kosovës në Gazimestan janë parë edhe vetura të organizatës ndërkombëtare, OSBE dhe vetura të misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.

Ekipi i KALLXO.com qe gjendet në Gazimestan ju sjell pamje të aktiviteteve policore në lidhje me festimin e Vidovdanit për serbët që jetojnë në Kosovë.

12:35 – Qytetarët serbë dëgjohen duke thënë “Kosova është zemra e Serbisë” në Graçanicë

Qytetarët serbë, të cilët sot kanë ardhur nga Beogradi për të marr pjesë në festën e Vidovdanit, pas përfundimit të pjesë së parë u panë rrugës duke brohoritur thirrje “Kosova është zëra e Serbisë”.

Që nga mëngjesi, në Manastririn e Graçanicës, qytetarë serbë kanë nis festimin e Vidovdanit.

Pjesëmarrës në pjesën e parë të festës ishte edhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Deri më tani nuk është shënuar ndonjë incident ndërsa për sigurinë po kujdeset Policia e Kosovës. Në afërsi të Manastirt të Graçanicës janë parë edhe vetura të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

12:04 – Përfundon pjesa e parë e festimit të Vidovdanit në Graçanicë

Ka përfunduar pjesa e parë e festimit të Vidovdanit në Graçanicë, brenda hapësirave të Manastirit.

Qytetarë të komunitetit serbë janë parë duke dal nga Manastiri ndërkohë, pjesa e dytë e festimit pritet që të fillojë pas orës 13:00 në po të njëjtin objekt.

Gjatë liturgjisë së parë janë ndarë edhe disa mirënjohje për disa personalitete që janë veçuar.

Pjesëmarrës në pjesën e parë të festës ishte edh Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Pamje nga festimi i Vidovdanit në Graçanicë. Foto: Adelinë Ahmeti/KALLXO.com

11:20 – Djali i Vuçiqit merr pjesë në Vidovdan

Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq është parë duke marr pjesë në festën e Vidovdanit. 

Ai është parë në shoqërimin e disa personave të tjerë që po marrin pjesë te Manastiri i Graçanicës.

Ekipi i KALLXO.com ka siguruar fotografi nga aty:

10:21 – Patriarku Porfirije uron Kurban Bajramin

Patriarku Porfirije ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit, duke i quajtur “vëllezër”.

“Kosova është e ngjashme me Jerusalemin, Kosova është vend i shenjtë për krejt ata që luten dhe që kanë besim. Vëllezërit mysliman sot e kanë festën e Bajramit nga ku edhe ua uroj” – tha ai para qytetarëve serb gjatë liturgjisë së parë.

09:10 – Fillon liturgjia e parë, me flamuj e simbole të ndryshme

Në festën e Vidovdanit që po mbahet në Manastirin e Graçanicës ka filluar mbajtja e liturgjisë së parë. 

Pranë qytetarëve serb nga Kosova e nga vendet fqinje, që janë mbledhur për të shënuar këtë ditë janë vendosur flamuj të Serbisë e simbole të ndryshme. 

“Djemtë e Kosovës” e “Rrënjët e mia” janë disa nga shprehjet që u panë gjatë festës së kësaj dite.

08:51 – Kryetarja e Graçanicës arrin te Manastiri i Graçanicës

Për t’iu bashkuar qytetarëve të tjerë që janë mbledhur për të festuar festën e Vidovdanit ka arritur edhe kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariq.

 

08:48 – Në Manastirin e Graçanicës nuk ka kontrolle siç kishte në të kaluarën në Gazimestan

Tashmë ja bërë një grumbull personash serbë të vendeve të ndryshme të Kosovës e vendeve fqinjë që i janë bashkangjitur festës së Vidovdanit e cila kësaj radhe po mbahet vetëm në Manastirin e Graçanicës.

Me flamuj, çanta shpine e bluza me mbishkrime “Nuk e japim djepin/ çerdhen e Serbisë” një grup personash kanë hyrë mëngjesin e sotëm brenda manastirit pa u ballafaquar me asnjë kontrollë policore.

Pak para orës 7 ekipi i KALLXO.com ka parë nga afër edhe ardhjen në mënyrë të organizuar me katër autobusë nga Beogradi të cilët kanë ndaluar disa metra larg nga Manastiri për të ardhur më pas në këmbë drejt këtij objekti.

Në raste të tilla nga viteve të kaluara kontrollat për ata që hynin në Gazimestan ishte ndryshe. Ata kontrolloheshin për të parë nëse mbajnë gjësende të palejuara apo edhe simbole nacionaliste serbe.

Të shumta janë rastet që në raportuar viteve të kaluara kur bluzat me mbishkrime nacionaliste serbe që bënin thirrje të ndryshme janë larguar pas kërkesave të policisë.

Ata që i rezistuan këtyre kërkesave e që krijuan probleme apo incidente përfunduan në pranga.

Në vitin 2021 policia atëkohë kishte arrestuar në shtetas malazez pasi dyshohej për thirrje e nxitje të urrejtjes.

Policia gjatë ditës së sotme është parë vetëm jashtë Manastirit por jo edhe në brendësi te saj.

08:26 – Policia, KFOR e EULEX po monitorojnë situatën në festën e Vidovdanit

Përveç policëve të rendit të cilët janë vendosur në hyrje të Manastirit janë parë edhe një ekip e KFOR-it qa janë pozicionuar rreth 100 metra larg manastirit dhe ekipet e EULEX të cilët po lëvizin kohë pas kohe.

Zyrtarët policor tek Manastiri i Graçanicës. Foto: KALLXO.com

08:19 – Qytetarët serb po vazhdojnë të mblidhen te Manastiri i Graçanicës

Ekipi i KALLXO.com i cili ndodhet në vendngjarje ka raportuar se qytetarët serbë po vazhdojnë të mblidhen te Manastiri i Graçanicës.

Në këtë manastir priten që të mbahen dy liturgji, një e cila do të filloj në orën 9:00 dhe një tjetër në mesditë. 

Kjo e mesditës ka qenë e planifikuar që të mbahej në Gazimestan, por shkuarja atje është anuluar për shkak të situatës se sigurisë. 

Kjo ka bërë që të dy liturgjitë të mbahen në objektin e Manastirit të Graçanicës.

Qytetarët serbë te Manastiri i Graçanicës, Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com

07:53 – Atmosfera te Manastiri i Graçanicës

Dhjetëra serbë janë mbledhur sot te Manastiri i Graçanicës për të festuar Vidovdanin. 

KALLXO.com ka siguruar pamje nga atmosfera atje.

07:15 – ‘Nuk e japim çerdhen e Serbisë’ – përshkimi i bluzave të qytetarëve

Disa qytetarë serbë që janë mbledhur sot në Manastirin e Graçanicës, janë parë të veshur me përshkrimin “Nuk e japim çerdhen e Serbisë”.

07:00 – Nis mbledhja e qytetarëve në Manastirin e Graçanicës

Në orën 7 në bazë të njoftimit të Policisë së Kosovës do të nisin festimet në Graçanicë për Festën e Vidovdanit.

Qytetarë serb të ndryshem nga vende nga Kosova por edhe vendet fqinje tashmë kanë nisur që të mblidhen për këtë festë. 

Ndryshe nga herët e tjera festa e Vidovdanit sot nuk do të festohet në Gazimestan për shkak të situatës se sigurisë. KALLXO.com po qëndron në Manastirin e Graçanicës ku ka parë nga afër edhe ardhje në mënyrë të organizuar. 

4 autobusë me targa nga Beogradi tashmë kanë zbarkuar në Graçanicë.

Qytetarët serbë te Manastiri i Graçanicës, Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com
Qytetarët serbë te Manastiri i Graçanicës, Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com
Qytetarët serbë te Manastiri i Graçanicës, Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com
Qytetarët serbë te Manastiri i Graçanicës, Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com