Ilustrim

Vrau një qen me pushkë gjuetie, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Është arrestuar i dyshuari për shkak se me një pushkë gjuetie kishte vrarë një qen në Malishevë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie.

Pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.