Vrasje në Viti, viktima nuk i përballoi sulmit me thikë

Policia e Kosovës njofton se dje në Komunën e Vitisë, një burrë ka sulmuar me mjet të mprehtë një burrë tjetër i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 21:45.

Tutje policia sqaron se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Ndërsa  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.