Vrasje në tentativë në Fushë-Kosovë

Një rast i vrasjes së rëndë në tentativë ka ndodhur në Fushë-Kosovë dje rreth orës 9:20.

Sipas Policisë, një i dyshuar në një kafiteri ka qëlluar me armë zjarri viktimën.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është duke u hetuar.