Vrasja në tentativë në Prishtinë, Policia gjeti 19 gëzhoja në vendngjarje

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë, më 13.06.2024, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Një grua, kalimtare e rastit, pësoi gërvishtje si pasojë e plumbave që u shkrepën, ndërsa persona të tjerë të lënduar nuk pati.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njoftoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur 19 gëzhoja plumbash.

Sipas këtij raporti “mbrëmë në 21:30 një burrë ka raportuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia ka shtënë me armë”.

Në raport thuhet se njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja në vendin e ngjarjes si dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.

Po ashtu u njoftua se në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar ende gjendet në kërkim policor.

Të shtënat me armë në Prishtinë, kryeprokurori Gashi: Të dyshuarit janë identifikuar