Foto: Ilustrim

Tentim vrasja në Prishtinë, i dyshuari arrestohet pas dy javësh

Një burrë është arrestuar si i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë të ndodhur më 04.06.2024, në Prishtinë.

Arrestimi është bërë rreth dy javë më pas, përkatësisht më 20.06.2024.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin policor.

Policia kishte informuar më parë se i dyshuari kishte sulmuar viktimën me mjet të mprehtë pas një mosmarrëveshjeje.