Foto: Ilustrim

Vrasja në Klinë, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes me një veturë të grabitur

Një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot pasdite në një lokal në Klinë.

Vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj.

“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij” – tha ai.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:40 në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj”, në Klinë.

Pas kryerjes së veprës i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Burime të KALLXO.com thonë se i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes me një veturë të grabitur.