Foto: Ilustrim

Vrasja me thikë në Gjilan, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Është ndaluar për 48 orë personi i cili dyshohet se ka vrarë me thikë një person tjetër në një kafiteri në Gjilan.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje në mes të dy personave.

Po ashtu, në komunikatën e Prokurorisë thuhet se ky akt ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta, në një kafiteri në Gjilan, në afërsi të shkollave të mesme,

Motivet që kanë çuar deri të kjo vrasje ende nuk dihen.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“I dyshuari B.Z., me mjet të mprehtë – thikë, i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse të ndjerit I.C.”, njofton Prokuroria.

Vdes një person nga therja me thikë në Gjilan