Vrasja e policit në veri, reagon ambasada e Italisë në Kosovë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm.

Sipas një postimi në Twitter, ambasada thotë se ambasadori italian, Antonello De Riu dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet më të thella për të dashurit e oficerit të ndjerë gjatë kryerjes së detyrës.

“Ambasadori i Italisë Antonello De Riu dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet më të thella për të dashurit e oficerit të ndjerë gjatë kryerjes së detyrës. Ata që janë përgjegjës për aksionin e vrasjes duhet të sillen para drejtësisë”- thuhet në postim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në fshatin Banjska të Zveçanit është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

Sipas Kurtit, i vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.

Zhvillimet pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit