Vjedhje në Lipjan

Në një shtëpi në Lipjan gjatë ditës së djeshme janë vjedhur tetë telefona dhe stoli ari të ndryshme.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë ankuesi ka thënë se të dyshuarit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij.

“Ankuesi ka raportuar se të dyshuar, deri më tani të panjohur, me forcë ka hyrë në shtëpinë e tij, dhe kanë vjedhur tetë telefona të ndryshëm dhe stoli ari të ndryshme”, ka thënë Policia.

Tutje është njoftuar se njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar.

Vjedhja dënohet më bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Neni 313 i këtij Kodi thotë se kushdo që personit tjetër ia merr pasurinë e cila vlerësohet në shumën prej 50 euro apo më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.

Po ashtu, nëse vlera e pasurisë së vjedhur është më pak se 50 euro, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.