Qeveria e Kosovës, Foto: Albin Kurti Facebook
Vitia: Mësimin e kemi shtyrë sepse kemi raste simptomatike edhe tek fëmijët
28.8.2021 - 16:42
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se në koordinim edhe me Ministrinë e Arsimit, kanë vendosur që mësimi në gjithë shkollat e vendit të shtyhet deri më datën 13 shtator.
Vitia tha se ky vendim vjen pasi rastet e të infektuarve me virusin COVID-19 kanë prekur edhe moshat 0 deri 10 vjeç. Ai tha po ashtu se, fëmijët tani janë edhe shpërndarës të virusit.
“Në koordinim me Ministrinë e Arsimit, jemi dakorduar që procesi arsimor të shtyhet deri më datën 13 shtator, marrë parasysh që janë shtuar rastet simptomatike edhe te fëmijët e moshës 0-10 vjeçare, e sidomos ata 10-20 vjeçare. Kjo grup moshë po paraqitet edhe si shpërndarës i infeksionit”, deklaroi ai të shtunën gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.